22:56 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Stavileci: Albin Kurti mohues i Kosovës shtet, si Serbia e Rusia

Blerand Stavileci, Shef i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli ka reaguar ashpër në drejtim të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cii së fundi deklaroi se PDK e Lista Serbe kanë politika të përbashkëta.

Stavileci me këtë rast tha se nuk pret asgjë tjetër nga Kurti i cili njësoj sikurse Serbia e Rusia nuk e njeh dhe e minon çdo ditë shtetin e Kosovës.

Madje ai tha se në këtë Natë të Madhe, kur harmonia dhe pajtimi duhet të mbisundojë kudo, Kurti  duke mos njohur komb, fe e Atdhe lajmërohet nga humnera e tij politike, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Stavilec-it:

Komunist, garo me shqiptar e jo me bashkëkombas të Hodzic-it të Listës Serbe!

Në këtë Natë të Madhe, në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, kur harmonia dhe pajtimi duhet të mbisundojë kudo, Albin Kurti prej Vlad-imirit, duke mos njohur komb, fe e atdhe lajmërohet nga humnera e tij politike. Ai mbetet një dhe vetëm një: mohues i Kosovës shtet, sharësi më i madh i shtetit tonë krahas Beogradit e Moskës, preferuesi i sllaveve ose të huajave, sepse femrat shqiptare për të s’janë të denja për martesë e familje, godet për vota prapë shqiptarët, Mitrovicën dhe Kosovën. Këtë e bën vetëm Albin Kurti, mohuesi e kundërshtari i shtetit të Kosovës si Beogradi e Moska, organizuesi i orgjive shfrenuese, shizofreni dhe mohuesi i vetëm i Kosovës shtet. Don kinse ta fitojë Mitrovicën me joshqiptar në emër të shqiptarisë, me bashkëkombasin e Adriana Hoxhiqit të Listës Serbe. Qytetarë të Mitrovicës, jo pseudopatriotëve, jo komunistëve, jo të pamoralshmive, jo demagogëve, jo nihilistëve, pa komb dhe pa identitet. Mitrovica vetëm për shqiptarët e assesi për marionetat Vlad-imirase.