Stavileci: Demokracia forcohet me votë, dilni dhe votoni
Partia Demokratike e Kosovës ka falënderuar të gjithë qytetarët që sot ushtruan të drejtën demokratike të votës.
Blerand Stavileci doli në konferencë për shtyp, duke thënë se vlerëson përkushtimin e qytetarëve që të votojnë.
“Faleminderit secilit qytetar që vendosi të mos qëndrojë anash por të bëhet pjesë aktive e vendimmarrjes. Një falënderim i veçantë shkon për të gjitha ata qytetarë që na votuan dhe besuan. Gjatë gjithë ditës kemi thënë me përgjegjësi që mbështetja që po marrim ka rëndësi të veçantë” u shpreh ai.
Stavileci thotë se mbështetja e marrë e obligon PDK-në, përpara qytetarëve, teksa përshëndet faktin që ky proces u shoqërua pa ndonjë incident.
“Nëse ende nuk e keni shfrytëzu të drejtën për të votuar, dilni dhe bëni këtë. Gjysmë orë për të votuar, mund të jetë një hap i vogël për ju, por një hap vendimtar për të ardhmen tonë” shtoi ai.
Stavileci u shpreh se është dita që ky proces të mbyllet në mënyrë të qetë dhe dinjitetshme.
Ai thotë se, nga të dhënat e marrë prej terrenit, sinjalet janë pozitive për PDK-në./IndeksOnline/

