75 Mall Live Search
15:04 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Stavileci: Ejani të gjithë në sallë, Prishtina sot luan ndeshjën më të rëndësishme në histori

Z Mobile Prishtina sot do të zhvilloj ndeshjën më të rëndësishme viteve të fundit.

Skuadra nga kryeqyteti do të ndeshet sot në kuadër të FIBA Europe Cup, ku përballë do të ketë skuadrën turke Pinar Karsiyaka.

Në rast të një fitoreje sot, bardhekaltrit do të kalonin grupin, përkundër se humbja e thellë e pësuar nga Szolnoki Olaj në Hungari kishte rezultuar me eliminim nga kjo garë.

Ekipi kryeqytetas kishte humbur të gjitha mundësitë për një kualifim tutje në Europe Cup, por për shkak se tri ekipe që u eliminuan nga Liga e Kampionëve refuzuan të vazhdojnë garat në Europe Cup, FIBA njoftoi se Prishtinës i është mundësuar që të vazhdojë garat në Evropë.

Rëndësinë e kësaj ndeshje e ka pohuar edhe presidenti i klubit, Blerand Stavileci, i cili ka bërë thirrje për përkrahje masive në sallë pasiqë sipas tij është ndeshja më e rëndësishme që nga themelimi i klubit.

Më poshtë keni statusin e plotë të Stavilecit: