75 Mall Live Search
15:27 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / S Z

Stavileci i PDK-së: Dilni votoni, mos e lini votën në shtëpi

Blerand Stavileci nga PDK ka thënë se rezultatet e deritanishme janë të mira për këtë parti dhe është një nivel i mbështetjes.

Në konfernecën për media ai u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë dhe të marrin vendimet  jo vetëm për veten por edhe për të ardhmen.

“Kjo ditë po shkon drejt një rezultati shumë të rëndësishëm për PDK, drejt një niveli mbështetës e numri votash që për ne është historike. Ftesa jonë është e sinqertë dhe e drejtpërdrejt, nëse ende nuk keni votuar, mos e lini votën në shtëpi, mos e leni vendimin te  të tjerët. Ju që ende nuk keni votuar dilni dhe votoni, sot secila votë ka peshë. Ju jeni ata që vendosni, për vetën tuaj, familjen dhe të ardhmen”, tha ai.