75 Mall Live Search
20:38 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Stavileci, Ledri dhe Ermal Fejzullahu si gjithmonë, edhe sonte me Prishtinën

Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ka nisur ndeshja e fundit e fazës së grupeve të FIBA Europe Cup kundër skuadrës turke, Pinar Karsiyaka.

Në këtë ndeshje si asnjëherë tjetër nuk mungojnë tifozët e zjarrtë të Prishtinës ‘Plisat’.

Por, si gjithnjë janë edhe prijësit e këtij ekipi që përcjellin çdo lojë duke qëndruar në radhët e para.

Në këto imazhe të realizuara nga Indeksonline mund të shihni presidentin e Prishtinës, Blerand Stavilecin bashkë me zëvendësin e tij, Ledri Vulën.

Por këtë lojë sonte ka ardhë për ta përxjellë nga afër edhe këngëtari kosovar, Ermal Fejzullahun dhe kryetarin e gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqin./Indeksonline/