75 Mall Live Search
12:49 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Stavileci mundohet t’ja kthejë humorin Kurtit e Mustafës, i sfidon në Instagram

Blerand Stavileci së fundi i është bashkuar një “challenge” në Instagram.

Ai ka luajtur tenis, ku si top kishte një letër higjenike.

Pas përfundimit të sfidës së tij, Blerandi e nominoi kryeministrin Albin Kurtin dhe kryetarin e LDK-së Isa Mustafën.

“Në këtë kohë të pakohë, kur të gjithë duhet të jemi bashkë dhe t’i lëmë anash ndasitë mbase vetëm sporti mund ta kthejë sadopak humorin dhe vullnetin për të vepruar me përgjegjësi.
A po?
@albinkurti_ @isamustafa_ks”, ka shkruajtur Blerandi./Indeksonline/