75 Mall Live Search
13:45 / E Hënë, 03 Shkurt 2025 / Z S

Stavileci: Qytetarët po e mbështesin fuqishëm vizionin për një Kosovë ma të mirë

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka njoftuar se deri tani PDK-ja ka zhvilluar mbi 2 mijë takime anekënd Kosovës, ku është mirëpritur nga qytetarët.

Stavileci në një konferencë për media tha se në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo lagje e secilin takim, vërehet një bashkim qytetar për një Kosovë ma të mirë.

“Qytetarët duan punë dhe rezultate. Zotime të qëndrueshme dhe vepra konkrete. Ata e dinë kush është Bedri Hamza. Fjala e tij për ta ka peshë, sepse çdo premtim që ai bën është një angazhim që e çon deri në fund. Është një garanci ligjore dhe morale. E kanë parë në punë, e kanë parë të ndërtojë, të zhvillojë, të transformojë. Prandaj, qytetarët sot po e mbështesin fuqishëm vizionin për një Kosovë ma të mirë”, theksoi ai.

Sipas Stavilecit, numrat e PDK-së po rriten çdo ditë si rezultat i mobilizimit për rikthimin e madh.

“Ky është rezultati i një ekipi të jashtëzakonshëm i kryetarit Memli Krasniqi, i Kryesisë, i kandidatëve tanë për deputetë dhe mbi të gjitha, i kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, një njeri që e mban fjalën dhe që punët i çon deri në fund”, theksoi ai.

Stavileci tha se Kosova ka nevojë për ekonomi të fortë, për arsimim ma të mirë, për shëndetësi ma të mirë, për siguri e për drejtësi, për institucione që punojnë për qytetarët dhe PDK-ja do ta bëjë këtë vizion realitet./Indeksonline/