20:14 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Stavileci tallet me dhunën në LDK: Karrige n’tokë, karrige n’hava

Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerand Stavileci, ka reaguar pas incidentit në Kuvendin zgjedhor të nëndegës së LDK-së në Mat.

Ai në një shkrim në Facebook ka bërë një krahasim të Konventës së nëntë të PDK-së ku Kadri Veseli u rizgjedh kryetar i kësaj partie dhe procesit zgjedhor të nëndegës së LDK-së, e cila është pjesë e Degës së Tretë presidenti Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Viti 2019. Kosovë. Prishtinë. Sallë lart, sallë poshtë. Njerëz lart, njerëz poshtë. Karrige lart, karrige poshtë. Karrige n’tokë, karrige n’hava. Gjej dallimet!”