75 Mall Live Search
13:07 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Stefan Van Dijk: Tani e kupton pse Serbia loboi me vite kundër Kosovës në UEFA

Gazetari holandez i cili jeton në Kosovë, Stefan Van Dijk, ka ironizuar me shtetin serb me anë të një publikimi në Twitter.

Kosova ka zhvilluar ndeshjen e parë mbrëmë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020, ku barazoi me Bullgarinë me rezultat 1:1.

Kjo ishte ndeshja e 12 e Kosovës pa humbje duke lënë prapa kombëtare të mëdha si Anglia, Brazili, Gjermania, Franca, Belgjika dhe Spanja.

Van Dijk ka shpërndarë një postim të bet365 ku tregon këtë statistikë dhe mbi foto ka bërë një përshkrim, ku shkruan: “Tani e kupton pse Serbia me vite lobonte kundër Kosovës në UEFA”.

Stefan Van Dijk është nga Holanda dhe ka vizituar Kosovën për më shumë se dhjetë vite. Meqënëse ai ka një simpati për Kosovën, ai vendosi të jetojë këtu. Me një sfond në gazetari, komunikime digjitale dhe blogging, ai kryesisht është duke e këshilluar Diasporën e Kosovës për përmbajtjet, mediat sociale, renditjen dhe strategjinë e Google. /IndeksOnline/