13:31 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Steinmeier: Gjermania nuk duhet të shqetësohet për mungesën e qeverisë

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier theksoi sot se Gjermania nuk duhet të shqetësohej për mungesën e qeverisë ndërkohë që vendi vazhdon të jetë në vështirësi pas zgjedhjeve legjislative.

“Të papriturat nuk duhet të na frikësojnë. Kjo vlen edhe për formimin e qeverisë, që po merr më shumë kohë se zakonisht”, theksoi ai gjatë fjalimit tradicional për Krishtlindje.“Ju siguroj se Shtetit po e menaxhon këtë konform rregullave që Kushtetuta jonë ka parashikuar për këtë rast, edhe pse të tilla rregulla nuk janë përdorur kurrë gjatë dekadave të fundit”, shtoi ai.

Që prej zgjedhjeve legjislative të muajit shtator, që nuk mundësuan krijimin e një maxhorance politike të qartë në dhomën e deputetëvve, vendi po përpiqet të dalë nga vështirësitë politike.

Pas dështimit në muajin nëntor të negociatave të para mes konservatorëve, liberalëve dhe ekologjistëve, Steinmeier, që zakonisht luan një rol protokollar, mund të kishte aktivizuar një procedurë që çon në një shpërndarje të Parlamentit.Por, ky diplomat, edhe vetë anëtar i SPD-së dhe që ka shërbyer për shumë vite si ministër i Punëve të Jashtme, kërkon të shmangë zgjedhjet e parakohshme.Ai u ka kërkuar gjithashtu social-demokratëve të rikthehen në tryezën e negociatave.