75 Mall Live Search
20:36 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Sterling: ‘E di, jam i zi por i lumtur dhe krenar”

Mesfushori i Manchester Cityt, Raheem Sterling në konferencë për shtyp ka folur rreth dukurisë së racizmit që po përhapet.

Pas ofendimeve që morri nga tifozët e Malit të Zi në Podgoricë, Sterling thotë se nuk i bën përshtypje se është mësuar me to.

“Njerëzit e marrin si ofendim dhe është por nëna ime më ka thënë gjithmonë që jam një fëmij i zi i shkëlqyer. Kur e dëgjoj këtë nuk është asgjë e re për mua. E di që jam i zi por jam i lumtur dhe krenar. Nëna më ka thënë që gjithmonë ta dua vetën dhe ja ku jam tani” deklaroi Sterling. /Indeksonline/