Sterling i reagon Bonuccit pas deklaratës së tij për fyerjet raciste ndaj Kean-it
Gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Cagliarit dhe Juventusit u dëgjuan kore dhe thirrje raciste ndaj sulmuesit të ri, Moise Kean.
Pas ndeshjes, mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonnuci tha se faji për thirrjet raciste është 50-50 dhe se reagimi i bashkëlojtarit të tij nuk ishte i mirë, transmeton Indeksonline.
Rreth kësaj deklarate ka reaguar lojtari i Manchester Cityt, Raheem Sterling.
“Faji është 50-5 Bonnuci. Krejt çfarë mund të bëjmë tani është të qeshim.”, kishte shkruar Sterling në postimin e tij në Instastory./Indeksonline/
