Sterling ndërpren bisedimet për kontratën e re, dëshiron kalimin te Barcelona

Sulmuesi i Manchester City, Raheem Sterling, ka ndërprerë bisedimet me klubin për marrëveshje të re, transmeton Indeksonline.
Anglezi e ka humbur vendin e tij në formacionin startues të Pep Guardiolas dhe nuk e sheh vetën të rëndësishëm në skuadër. Mirëpo, Sterling nuk dëshiron as të mbetet në ishull, pasi ka refuzuar të gjitha ofertat që mund të vijnë nga klubet angleze.
Ai ndihet mjaft i lumtur me interesimin e Barcelonës dhe do t’i pëlqente një eksperiencë në klubin katalunas.