23:18 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Sterling pas triumfit ndaj Realit: E kishim energjinë dhe pasionin

City e ka mposhtur skuadrën e Realit sonte në Ligën e Kampionëve ku edhe ka siguruar një vend në top 8 skuadrat më të mira të Evropës.

Me dy gola të shënuar në këtë ndeshje e me rezultatin finale në 2:1, djelmoshat e Guardiolës u kualifikuan në çerekfinale të Ligë së Kampionëve me plotë meritë, shkruan IndeksOnline

Kështu, pas ndeshje foli Sterling i cili u shpreh se po ndihet i lumtur dhe se skuadra e tij punuan fortë për ta arritur këtë qëllim


“Energjia, pasioni ishin ato që na mbajtën në fushë. Ne i dimë punët tona dhe për këtë edhe fituam”, tha fillimisht Sterling.


“Ne e dimë se sa të mirë janë ata, ne e dimë se sa të mirë jemi dhe ndryshimi ishte kush do të vraponte më shumë dhe unë mendoj se ishim fantastik sot”, tha ai.