15:26 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Sterling shënon, City lider momental në Premier Ligë

Raheem Sterling ka realizuar golin e parë për Manchester Cityn në duelin kundër Crystal Palace që po zhvillohet në Selhurst Park.

Anglezi konvertoi një asistim të mirë të Kevin de Bruyne për të realizuar në minutën e 15-të. Nëse Man City e fiton këtë ndeshje do të kalonte në vendin e parë në Premier Ligë me 83 pikë, 1 më tepër se Liverpooli.

Është interesant të theksohet që sa herë ka shënuar Sterling në 26 ndeshjet e fundit, City ka fituar. /Indeksonline/