17:44 / E Premte, 15 Tetor 2021 / OSH

Sterling tha së dëshiron largimin, Guardiola i përgjigjet

Sulmuesi i Manchester City, Raheem Sterling, ditë më parë ka thënë se do t’i pëlqente një aventurë larg cityzens, duke pasur mungesë të minutazhës këtë sezon.

Anglezi ka startuar vetëm në 2 ndeshje nga 7 në këtë fillim të sezonit për të mbrojtur titullin dhe si duket nuk ndjehet i kënaqur.

Megjithatë, trajneri i tij, Pep Guardiola, ka thënë se nuk mund t’i garantojë minuta askujt, jo vetëm Sterling.

“Nuk premtoj dhe ata e dijnë këtë. Unë flas për këtë shpesh. Unë nuk mund t’i garantoj minuta askujt”, është shprehur tekniku spanjoll.

Megjithatë, Sterling tani mund ta ketë mundësinë për t’u kthyer në formacionin bazë pasi sulmuesi në formë, Ferran Torres, do të jetë jashtë fushave rreth 6 javë për shkak të një lëndimi.