Sterling tregon më të mirët në fitoren ndaj Gjermanisë

Anglia shënoi fitore të madhe në 1/8 e Euro 2020 pasi mposhti Gjermaninë me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Ëembley.
Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht, në minutën e 75-të, Raheem Sterling arriti që të realizojë për 1-0, derisa Harry Kane doli në skenë duke shënuar në minutën e 86-të për 2-0.
Pas ndeshjes, Sterling ka lavdëruar dyshen e mesfushës së Anglisë, Declan Rice dhe Kalvin Phillips.
“Dy djemtë tanë në mesfushë, Rice dhe Phillips ishin klas, ata e hëngrën fushën, ishin bisha në mesfushë”, tha autori i golit të parë.
Në çerekfinale, Anglia do të luaj me Ukrainën që mbrëmë mposhti Suedinë. /IndeksOnline/