75 Mall Live Search
14:02 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / Blerim

Stërnipi i Mussolinit që luan te Lazio: Nuk më intereson politika!

Në skuadrën e SS Lazios luan stërnipi i diktatorit fashist, Benito Mussolini.

Është Romano Florian Mussolini, 18-vjeçari që luan me ekipin e dytë të Lazios, shkruan IndeksOnline.

Kur u mësua se ai është stërnipi i diktatorit të njohur, mediat filluan në njëfarë mënyre ta kritikonin.

Ai përmes një interviste tha se nuk i pëlqen të flasë për politikën.

“Unë s’merrem me politikën”, ka thënë lojtari i Lazios.

Për talentin e futbollistit ka folur shefi i ri i Lazios, Mauro Bianchessi.

“Në dy vjetët e fundit Romano ka punuar shumë dhe i gjithë talenti i tij ka dalë në dritë. Ai ka potencial të bëhet një lojtar i shkëlqyeshëm”, ka thënë Bianchessi.

Kujtojmë se Benito Mussolini ishte kryeministër i Mbretërisë së Italisë nga viti 1992 deri në 1943./IndeksOnline