Stërvitja e tepërt e dëmshme për shëndetin mendor
Stërvitja e moderuar përmirëson shëndetin mendor, por pretendohet se mëshumë bën dëm sesadobi, kanë gjetur hulumtuesit.
Një studim i madh ku u përfshinë 1.2 milion njerëz zbuloi se ata që ushtronin shumë- ishin më shumë në stres dhe depresion sesa ata që nuk e bënin këtë gjë.
Sipas ekspertëve ata që bënin më shumë stërvitje- më shumë se pesë herë në javë ose më shumë se tre orë në ditë- në fakt kishin shëndet më të keq mendor sesa ata që nuk e bënin.
Shkencëtarët, të udhëhequr nga ekspertët në Universitetni Yale në SHBA dhe Universitetin e Oksfordit, zbuluan se ushtrimi për 45 minuta tre deri pesë herë në javë u shoqërua me përfitime më të mëdha. Ndërsa ata që bënin më shumë ushtrime se këto, kishin më pak përfitime.