Stërvitja gjatë mbrëmjes nuk ju lë pagjumë, madje shtyp oreksin tuaj për të ngrënë vonë
Me presionin e punës, kërkesën për të mbajtur një shtëpi dhe sfidën e ngritjes së një familjeje, shumë njerëz përpiqen të gjejnë kohë për të ushtruar.
Dhe kjo shpesh është bërë edhe më keq nga besimi se stërvitja gjatë mbrëmjes ju lë pa gjumë.
Por një studim i ri sugjeron se gjysma-orë stërvitje me intensitet të lartë në mbrëmjen e hershme nuk ndikon në gjumë dhe mund të na ndihmojë të humbim peshë duke shtypur oreksin tonë.
Hulumtimi u krye nga Universiteti Charles Sturt në Bathurst të Australisë dhe u drejtua nga Penelope Larsen, një studente PhD në Shkollën e Shkencave të stërvitjes, sportit dhe shëndetit./Indeksonline/