Stërvitja në çift sjell një lidhje më të mirë romatike
Në çdo kohë, anë e mbanë botës individët regjistrohen në palestra, regjistrohen në kurse për joga, ose thjesht dalin e vrapojnë afër shtëpisë së tyre.
Duhet të dini dhe të keni në konsideratë faktin se si fitnesi jo vetëm se ju sjell të mira shëndetësore, por edhe kontribuon në një lidhje më të mirë romantike.
Sipas studimeve laboratorike tregojnë se pasi kanë marrë pjesë në një aktivitet të përbashkët fizik, vrapimet e rregullta të përbashkëta, vallëzimi, etj., çiftet kanë raportuar se ndihen më të kënaqur me lidhjen e tyre dhe më të dashuruar.
Vetëm prezenca e dikujt tjetër ndikon në aftësinë tuaj për ta kryer një aktivitet, fakt i dëshmuar kohë më pare.
Me pranin e partnerit ose të partneres në palestër, ju do të keni më shumë energji për t’i kryer ushtrimet dhe rrjedhimisht do ta përmirësoni efiçiencën e ushtrimeve.
Gjatë stërvitjes që bëni së bashku, ju e krijoni një kontekst në të cilin mund t’i koordinoni veprimet e juaja. P.sh., ju ngritni pesha me të njëjtin ritëm, i sinkronizoni hapat kur vraponi, etj.
Stërvitja në çift ndikon që të lidheni më shumë emocionalisht me njëri-tjetrin.