Stërvitje izraelito-amerikane duke simuluar sulm me raketa në Tel Aviv

Izraeli dhe SHBA-ja të enjten filluan një stërvitje të përbashkët ushtarake duke simuluar sulm në Tel-Aviv.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në Twitter tha se stërvitja e quajtur “Juniper Falcon” u nis nga ushtria amerikane dhe Divizioni i Mbrojtjes Ajrore të Forcave Ajrore të Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtria amerikane merr pjesë në stërvitje nën autoritetin e Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM).
Adraee tha se stërvitja simulon skenarë të ndryshëm, ku Izraeli u nënshtrohet kërcënimeve ajrore dhe sulmeve me raketa.
Ai tha se stërvitja, e cila është duke u zhvilluar në vende të ndryshme si në Izrael dhe Gjermani, synon ta rrisë gatishmërinë dhe aftësinë e Izraelit për mbrojtjen në përballjen e kërcënimeve të ndryshme dhe për të zgjeruar bashkëpunimin strategjik me SHBA-në.
Sipas tij, stërvitja po zhvillohet në përputhje me udhëzimet e masave zbutëse kundër COVIDIT-19 për të mbrojtur pjesëmarrësit nga infeksioni.