Stërvitje ‘shkel e shko’/ Kështu po ushtrojnë portierët te Kosova, dallim i madh me atë të Spanjës

Kombëtarja e Kosovës sot zhvillojë seancën e parë stërvitore pas fitores së mbrëmshme ndaj Kombëtares së Lituanisë.
Ekipi i Bernard Challandesit arriti fitore të thellë 4 me 0 ndaj Lituanisë, ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan IndeksOnline
Sot gjatë ditës, Kosova vazhdoi ushtrimet para ndeshjes me Suedinë e vlefshme për parakualifikimet në kampionatin botëror “Katari 2022”. Ajo që bie në sy është stërvitja e portierëve.
Njëfarë mënyre, portierët e Kosovës po stërviten “shkel e shko” pa kreativitet, stërvitje të tilla bëjnë klube të Ligës së Parë në futbollin kosovar – një dallim i madh midis këtyre të Kosovës dhe atyre të Spanjës.
Dihet se Kosova historikisht ka probleme me portierë. Këtë e kishte konfirmuar moti edhe ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki.
“Të gjithë jemi sulmues, askush nuk dëshiron të bëhet portier. Kjo ka ndodhur historikisht te Kosova. Duhet ta marrim seriozisht këtë, ose të marrim portierë nga jashtë”, kishte thënë dikur ish-trajneri kosovar.
Kujtojmë se së fundi, Aro Muriqi u përjashtua nga ekipi kombëtar për shkak të disa problemeve me disiplinën.
Për më shumë shikoni videot dhe vlerësoni vet: