09:55 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Stërvitjet ekstreme nuk janë të rrezikshme për zemrën e personave të moshës së mesme

Njerëzit e moshës së mesme që marrin pjesë në stërvitje ekstreme nuk rrezikojnë shëndetin e zemrës, thotë një studimi i ri. 

Atletët e moshave të mesme që bëjnë tetë ose më shumë orë stërvitje të fuqishme në javë nuk janë shumë të rrezikuar për vdekje se sa personat që punojnë më rrallë, transmeton Indeksonline.

Në studimin e bërë meshkujt e moshës së mesme të cilët nuk kishin bërë ushtrime më herët, kur filluan të ushtronin, gjasat e tyre për një vdekje më të hershme ranë përgjysmë, theksoi Doktorë Benjamin Levine që ishte pjesë e studimit.

Sipas studiuesve, nëse ushtroni për një kohë të gjatë do të keni rritje të fleksibilitetit dhe enët e gjakut do të rinohen.

Studimi u bë nga Shkolla Publike e Shëndetit në Harvard./Indeksonline/