75 Mall Live Search
12:43 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Stërvitjet në moshën e mesme parandalojnë vdekjen e hershme

Stërvitjet në moshën e mesme ulin rrezikun e vdekjes së hershme – edhe nëse ju keni qenë joaktivë tërë jetën tuaj, sugjeron hulumtimi i realizuar së fundi.

Një studim i rreth 15,000 britanikëve zbuloi se ata që ushtronin dy orë e gjysmë në javë ndjeshëm ulën rrezikun e vdekjes së tyre në 13 vitet e ardhshme.

Për ata që nuk ishin aktivë më parë, rreziku i një vdekjeje të hershme zbriti me një të katërtën, zbuluan shkencëtarët.

Por përfitimet ishin më të mëdha për ata që tashmë ushtruan dhe u bënë akoma më aktivë me kalimin e kohës.

Rreziku i tyre për një vdekje të hershme ranë me 42 përqind.