Steven Gerrard afër rikthimin në postin e trajnerit

Pas disa muajve pushim, Steven Gerrard pritet të rikthehet në punë si trajner.
Ish-legjenda e Liverpulit, ka filluar bisedimet me skuadrën scozeze, Rangers, shkruan IndeksOnline.
Gazetari, Fabrizio Romano raporton se marrëveshja është shumë afër, palët po përparojnë në bisedime derisa ditët e ardhshme do të jenë vendimtare.
Diskutimet fillestare në 24 orët e fundit ishin pozitive derisa hierarkia e Rangers do të takohet me Gerrard për të diskutuar detaje të mëtejshme.
Anglezi e nisi karrierën si trajner pikërisht te skuadra e Rangersit, në vitin 2018, ku ishte pjesë e tyre deri në vitin 2021.
45-vjeçari pastaj morri drejtimin e Aston Villas, derisa nga viti 2023 deri në janar të 2025, drejtoi skuadrën nga Arabia Saudite, Al-Ettifaq./IndeksOnline/