21:32 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Steven Gerrard dërgon ofertë për futbollistin shqiptar

Futbollisti 24 vjeçar, Florian Kamberi është në fokusin e trajnerit të Rangers, Steven Gerrard.

Gerrard po e dëshiron Kamberin në skuadër pas lëndimit të Jermain Defoe, andaj kjo skuadër ka dërguar ofertë për futbollistin në formë huazimi, shkruan Skysports transmeton IndeksOnline.

Floriani deri më tani ka arritur të shënoj tetë gola në të gjitha garat për skuadrën Hibernian.

Ky transferim ka shumë gjasa që të ndodhë pasi që nga Rangers është larguar edhe Eduardo Herrera për tu bashkuar me skuadrën Meksikan, Puebla.

Kurse Floriani ju bashkua skuadrës Hibernian nga skuadra zvicerae Grasshoppers në vitin 2018./Indeksonline/.