75 Mall Live Search
10:00 / E Enjte, 16 Janar 2025 / AR

Steven Gerrard po bëhet gjysh

Trajneri i futbollit dhe ish-futbollisti Steven Gerrard (44) do të bëhet gjysh. Vajza e tij Lilly-Ella (20) është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin Lee Byrne.

Lajmin e lumtur ajo e ka konfirmuar në Instagram.

“Sekreti ynë i vogël. Lajmi më i mirë. E vogla jonë është rrugës”, ka shkruar ajo dhe ka bashkangjitur një foto me teste pozitive të shtatzënisë, një foto me ultratinguj dhe këpucët e bebes. Në përshkrimin e fotos, ajo ka shtuar një emoji zemre rozë dhe blu./Indeksonline/