08:51 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Stili i veçantë, por i çuditshëm i Rita Orës

Konsiderohet si një nga femrat më të famshme dhe më të suksesshme në botë, sukseset e të cilës na bëjnë krenar të gjithë shqiptarëve.

Bëhet fjalë për yllin e muzikës, Rita Ora e cila përveç si një artistet e kompletuar, veqohet edhe për stilin e bukur të veshjes, ndërsa gjithmonë është në hap me trendët e reja të modës, shkruan Indeksonline.

Në secilën paraqitje publike, Rita Ora befason me stilin, ndërsa edhe këtë herë nuk ishte më ndryshe.

Në disa imazhe që ka postuar së fundi për adhuruesit e saj në Instagram, 29 vjeçarja erdhi me një paraqitja mjaft interesante dhe veshje unike.

Një bluzë me ngjyrë të verdhë, kostum elegant të kombinuar me atlete sportive, Rita duke shumë ndryshe, por edhe atraktive.

Ndryshe, Rita është drejt finalizimit të projekti të ri që pritet të publikohet së shpejti./Indeksonline/