Stine publikon këngën e re “Perfeksion”

Ditën e sotme (e diel) për festën e Fitër Bajramit, Stine ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“Perfeksion” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me Berat dhe Jony Doctor.
Projekti është ritmik dhe vjen i kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Tekstin dhe muzikën e ka bërë Stine Records, teksa i njëjti është përkujdesur edhe për miksimin dhe masterizimin.
Këngën tashmë e gjeni të publikuar në kanalin e reperit në platformën YouTube. Stine përndryshe ka qenë shumë aktiv me projekte të ndryshme muzikore dhe pëlqehet tejet shumë për stilin e tij muzikor .