75 Mall Live Search
14:38 / E Shtunë, 30 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Stinori vjeshtor për Prishtinën do të mbyllet me ndeshjen kundër Gjilanit

Nesër duke filluar nga ora 12:55 Prishtina do të luaj kundër Gjilanit si mysafir.

Ndeshje kjo mjaftë e vështirë për klubin nga kryeqyteti mirëpo të cilët udhëtojnë drejt Gjilanit pas asnjë mungesë.

Për këtë ndeshje ka folur edhe Boshnjaku i cili ka thënë se Gjilani është skuadër e fortë por që Prishtina udhëton për tre pikë.

“Përballja e Gjilanit e ka rëndësinë shumë të veçantë për shkak se është ndeshja e fundit e stinorit ku nuk do të kursejmë asgjë nga vetja duke e dhënë maksimumin e mundshëm. Ne i dimë cilësitë e Gjilanit, janë skuadër e fortë, por ne udhëtojmë atje vetëm për tre pikë si në çdo ndeshje tjetër pa marrë parasysh a jemi vendas apo mysafir. Ndërsa, sa i përket formës time individuale, e kamë thënë edhe më herët se e rëndësishme është ekipi, grupi, sidomos kur bëhen paraqitje të mira, e pastaj vije në shprehje edhe forma individuale e gjithsecilit futbollist. Unë tash për momentin jam mirë, po gëzoj formë të kënaqshme duke u stërvitur mirë me shpresën e madhe se do të vazhdoj njëjtë edhe në stinorin pranveror”, ka thënë mesfushori Lorik Boshnjaku

/Indeksonline/.