16:18 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Stjuardesa mbyll me këmbët e saj bagazhet e valixheve të dorës – video

Për të thyer monotoninë e punëve rutinë punëtorët mundohen të përdorin edhe forma atraktive gjatë punës së tyre. I tillë është edhe akrobacioni i stjuardesës amerikane Lindsey O’Brien, e cila mahnit kolegët e saj në punë dhe pasagjerët me aftësitë e saj akrobatike.

Ajo tashmë është bërë një yll i vërtetë në internet, që kur filloi të përhapet një video në internet që tregon se si, besoni apo jo, ajo mbyll me këmbë bagazhin për çantat e dorës në aeroplan.

Ajo tregoi aftësitë e saj ndërsa avioni në të cilin po punonte ishte në tokë në Filadelfia. Siç theksoi ajo, iu deshën rreth 20 përpjekje të dështuara për të praktikuar përfundimisht këtë arritje sfiduese.

https://youtu.be/pUqPd1cqVJE​