Stjuardesa tregon këpucët që nuk duhet të vishni kurrë në avion

Stjuardesa Andrea Fischbach zbuloi për “WhatToWear” se cilat këpucë nuk duhet të vishen kurrë në aeroplan për të garantuar rehati dhe siguri gjatë fluturimit.
Një stjuardesë e American Airlines zbuloi se ajo nuk rekomandon këpucë me taka të larta dhe sandale të hapura, sepse ato “e bëjnë të vështirë evakuimin e shpejtë në rast urgjence.
“Këpucët me taka mund të dëmtojnë daljet e sigurisë ose të lëndojnë dikë nëse rrëshqasin. Ju rekomandoj fuqimisht që në fluturim të mos vishni këpucë me taka apo sandale, kryesisht për arsye sigurie”, tha ajo dhe shtoi: “Nëse ka një evakuim urgjent, duhet të hiqni këpucët me taka në mënyrë që të mos rrëshkisni. Kush e di se çfarë kushtesh do të hasni gjatë një ulje të detyruar. Përveç kësaj, ato nuk janë shumë praktike kur duhet të vraponi nëpër aeroport”.