22:17 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / AR

Stjuardesat e Alitalia zhvishen në shenjë proteste

Stjuardesat e Alitalia-s kanë dalë mëngjesin e sotëm në rrugë për të protestuar kundër “kushteve të punës të kolegëve dhe kolegeve pas blerjes së Alitalia nga Ita Airways”.

Stjuardesat hoqën uniformat e tyre, në shenjë refuzimi për të pranuar këtë situatë dhe më pas duke iu bashkuar korit: “Ne jemi Alitalia. Ne kemi ardhur për të shprehur dhimbjen tonë”, shpjeguan ato.

“Solidariteti shkon për të gjithë kolegët tanë që janë thirrur në Ita dhe të cilët janë detyruar të nënshkruajnë një kontratë poshtëruese nga kompania”.