11:50 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

S’toleron Peja, pas humbjes me Trepçën shkarkon trajnerin

KB Peja njofton se pas humbjes së fundit ka diskutuar për situaten aktuale dhe rezultatet e fundit dhe ka vendosur të ndërprej bashkëpunimin me trajnerin Jeronim Sarin.

“Pas investimeve të fundit ekipa ka pretendime për trofe dhe loja në ndeshjet e fundit nuk na ofron atë çfarë klubi po synon” – thuhej në komunikatën e klubit pejan.

Klubi shumë shpejt do ju njoftoj për trajnerin e ri të cilin do e angazhoj për të vazhduar rrugën deri në fund të sezonës.

Deri atehere ekipa do te jete nen urdherat e Petrit Zeqirit./Indeksonline/