75 Mall Live Search
17:44 / E Diele, 06 Prill 2025 / G T

Stoli “shoku” i ngushtë i Muhamet Hysenit, pesë ndeshje pa luajtur fare në Danimarkë

Muhamet Hyseni vazhdon të ketë minutazh të vogël te skuadra e Horsens në Ligën e Parë të futbollit në Danimarkë.

As në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij, nuk pati minuta – ku Horsens fitoi minimalisht 1:0 ndaj Hvidovre IF, shkruan Indeksonline

Kjo është ndeshja e pestë me radhë që Hyseni nuk aktivizohet me fanellën e verdhë.

Hyseni ka luajtur vetëm 13 ndeshje në ligë (jo si startues), duke bërë vetëm një asist.

24-vjeçari ishte transferuar në Danimarkë nga Llapi për shifrën rekord, prej 650 mijë eurove.

Muhamet Hyseni e bën sefte në Danimarkë, shënon dy gola për 10 minuta –  Indeksonline.net

Ai nënshkroi kontratë deri në vitin 2026, por afati veror do të jetë definitiv për të. Duke pasur parasysh minutazhin, ai është duke kërkuar tashmë një aventurë të re.

Me Llapin gjatë sezonit të kaluar në ligë, kishte shënuar 26 gola në 19 ndeshje./Indeksonline/