Stoltenberg: Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të ishte historik

Finlanda dhe Suedia kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e aleancës së sigurisë dhe një lëvizje e tillë është mirëpritur nga NATO, ku ndër të tjerash Stoltenberg është shprehur se nëse të dy vendet vendosin të anëtarësohen do të mirëpriten krahëhapur, shkruan BBC.
“Nëse do të vendosnin të ishin pjesë e aleancës, do të ishte historike dhe do të tregonte se dera e NATO-s ishte e hapur dhe se ne mposhtëm agresorin”, tha ai.
Stolterberg tha gjithashtu se Vladimir Putin dëshiron që Ukraina të mposhtet dhe Europa dhe Amerika e Veriut të ndahen, por ata janë të bashkuar dhe Ukraina mund ta fitojë luftën.
Stoltenberg tha se është e rëndësishme të theksohet se NATO do të respektojë vendimet e Finlandës dhe Suedisë, por se Turqia është gjithashtu një aleat i rëndësishëm.
“Unë jam i bindur se do të jemi në gjendje të gjejmë gjuhën e përbashkët,” tha ai.
Procesi i zgjerimit të NATO-s ka qenë një sukses i madh ndër vite dhe Suedia dhe Finlanda janë aleatët më të afërt të NATO-s edhe pse nuk janë ende anëtarë, shtoi ai.