Stoltenbergu mirëpret iniciativën për vazhdimin e dialogut: Mënyrë e vetme për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se mirëpret iniciativat për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi, si mënyrë e vetme për zgjidhjen e problemit midis dy vendeve.
“Unë e mirëpres faktin që Beogradi dhe Prishtina po diskutojnë, sepse mënyra e vetme për të zgjidhur sfidat në rajon dhe mosmarrëveshjet për Kosovën është përmes bisedimeve për një zgjidhje politike”, deklaroi Stoltenbergu.
Kurse kreu i zyrës së NATO-s në Beograd, Tomazo Vitale, tha se Aleanca… mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duke potencuar se ushtarët e KFOR-it në Kosovë veprojnë sipas një mandati të qartë të OKB-së dhe Rezolutës 1244, e cila siç theksoi ai garanton lirinë e lëvizjes dhe sigurinë në territorin e tërë Kosovës.
“NATO-ja ishte dhe do të jetë plotësisht e angazhuar për të realizuar detyrat e saj sipas mandatit të qartë të KB dhe Rezolutës 1244”, tha Vitale në diskutimin online “Forcimi i lidhjeve midis Serbisë dhe NATO-s” të organizuar nga Këshilli Atlantik i Serbisë./Indeksonline/