22:26 / E Premte, 10 Dhjetor 2021 / MSH

Stoltenberg: NATO dhe Ukraina do të vendosin se cila do të jetë marrëdhënia e tyre, jo Rusia

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg hodhi poshtë këtë të premte kërkesën e Rusisë për të tërhequr angazhimin e Aleancës ndaj Ukrainës në vitin 2008 se një ditë vendi do të bëhej anëtar.

“Pozicioni i NATO-s për marrëdhëniet tona me Ukrainën mbetet i pandryshua. Është parim themelor që çdo komb ka të drejtë të zgjedhë rrugën e tij, duke përfshirë llojin e sigurisë në të cilën dëshiron të marrë pjesë”, u tha Stoltenberg gazetarëve në Bruksel.

“Marrëdhëniet e NATO-s me Ukrainën do të vendosen nga 30 aleatët e NATO-s dhe Ukraina, nga askush tjetër. Ne nuk mund të pranojmë që Rusia po përpiqet të rivendosë një sistem nën të cilin fuqitë e mëdha, si Rusia, kanë sfera influencimi ku mund të kontrollojnë dhe të vendosin se çfarë po bëjnë anëtarët e tjerë”, shtoi ai.