Stoltenberg: NATO nuk do Luftë të Ftohtë të re
NATO nuk dëshiron një garë të re armatimesh apo një luftë të re të ftohtë me Rusinë, por ajo do të mbrohet nëse është e nevojshme, deklaroi sot shefi i saj me rastin e 70-vjetorit të Aleancës së Atlantikut.
“NATO-ja do të ndërmarrë gjithnjë masat e nevojshme për të garantuar një bisedim të besueshëm dhe efikas”, tha sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg gjatë një fjalimi para Kongresit amerikan në Uashington.