16:46 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Stoltenberg: Partneriteti midis NATO-s dhe Serbisë po përparon shumë mirë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se një Serbi e fortë do të thotë më shumë siguri dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe se bashkëpunimi me NATO-n ofron siguri më të madhe të Serbisë dhe partnerëve të saj në aleancën ushtarake perëndimore, transmeton Indeksonline.

Stoltenberg, pas bisedimeve me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në selinë e NATO-s në Bruksel, në një konferencë të përbashkët shtypi tha se partneriteti midis NATO-s dhe Serbisë po përparon shumë mirë./Indeksonline/