75 Mall Live Search
13:27 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Stoltenberg: Të zvogëlohen tensionet në Ballkan që të mos përsëriten luftërat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të bëjnë gjithçka me forcën e tyre për të reduktuar tensionet dhe për të shmangur retorikën nxitëse.

Më tej ai ka thënë se këto vende duhet të sigurohen që të mos përsëriten konflikte të armatosura në këtë rajon, shkruan Tanjug.

“Përgjegjësia kryesore para se gjithash është për vendet e rajonit, por NATO është atje për ndihëm dhe përkrahje që të shmanget çdo lloj konflikti”, ka thënë Stoltenberg.