75 Mall Live Search
20:26 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / OSH

Stoltenberg uron Bidenin: Mezi pres të bashkëpunoj me ju

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka uruar kandidatin demokrat për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për fitoren në zgjedhje.

Ai në llogarinë tij në Facebook, ka shkruar se mezi pret të bashkëpunojë me të.

“Urime Joe Biden që po bëhesh presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mezi pres të bashkëpunoj me ju”.

“Urime edhe për Kamala Harris si nënkryetarja e parë grua”.