Stomatologu kosovar Dr. Amir Mamusha mban ligjerata virtuale në Bangladesh

Stomatologu kosovar Dr. Amir Mamusha, doktorant i shkencës në fushën e ortodoncisë (stomatologji) ka mbajtur ligjeratë virtuale me temën ‘Menaxhimi i procedurave stomatologjike gjate pandemisë Covid-19’, e cila ishte iniciativë e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Daka, Bangladesh.
Qëllimi i ligjëratës ka qenë senzibilizimi i stomatologëve nga qyteti Daka rreth masave që duhet të ndërmeren gjatë procedurave stomatologjike në kohën e pandemisë Covid-19.
Me ngritjen e kapaciteteve vendase akademike/shkencore, profesionistët kosovarë nuk mungojnë të jenë pjesë e fushës ndërkombëtare të stomatologjisë ku edhe shërbejnë si një urë ndërlidhëse për shkëmbimin e eksperiencave.