“Stop drogave në shkolla”, Bajqinovci ka një kërkesë për antidrogën!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se është shqetësues fakti se në Kosovë fëmijët e moshës së re janë të ekspozuar në shkolla nga shpërndarësit e narkotikëve me vite të tëra.
Ai kërkoi që Policia e Antidrogës t’i luftojë të gjithë shpërndarësit e narkotikëve, sidomos afër shkollave fillore dhe të mesme.
Po ashtu, Bajqinovci kërkoi kontroll më të madh nga prindërit dhe iniciativë më e madhe e të gjithëve.
“Shqetësues është fakti se në Kosovë fëmijët e moshës së re janë të ekspozuar në shkolla nga shpërndarësit e narkotikëve me vite të tëra.
Policia e antidroges duhet brutalisht t’i luftojë të gjithë shpërndarësit e narkotikëve, sidomos afër shkollave fillore dhe të mesme sepse aty e gjejnë tregun duke i mashtruar fëmijët në moshë të re.
Poashtu duhet kontroll më i madh nga prindërit dhe iniciativë më e madhe e të gjithëve, përfshirë edhe shkollat në parandalim si dhe të lajmërohen rastet e abuzimit dhe shpërndarjes.
Policia ka filluar një ofanzivë ndaj kriminelëve që po i helmojnë fëmijët tanë, vetëm këtë muaj janë janë arrestuar 69 shpërndarës të narkotikëve.
E patolerushme është kur gjykatat i lirojnē recidivistët shitësit e narkotikëve në procedurë të rregulltë sa herë që arrestohen.
“Stop droga në shkolla””, tha ai./IndeksOnline/