75 Mall Live Search
18:10 / E Enjte, 28 Janar 2021 / Blerim

Strakosha do të operohet në gju, do të mungojë më shumë se një muaj

Thomas Strakosha ka kohë që nuk po paraqitet me skuadrën e Lazios, kjo pasi ai ka pësuar një lëndim të rëndë në gju.

Mediat në Itali shkruajnë se portieri shqiptar mund të operohet në gju dhe ka gjasa të mungojë deri në një muaj, shkruan IndeksOnline

Edhe nuk ka diçka zyrtare në këtë drejtim, por nga lëndimet që ka pësuar edhe më herë, Strakosha do të detyrohet të operohet.