75 Mall Live Search
14:32 / E Diele, 27 Mars 2022 / LB

Strakosha drejt Premier League-s? Ky klub po tenton ta afrojë gratis

Thomas Strakosha po luan sezonin e fundit me Lazion. Portieri i kombëtares shqiptare nuk po rinovon kontratën me klubin bardhekaltër dhe në korrik do të dalë lojtar i lirë.

Disa klube të Serie A kanë shprehur interesimin e tyre për “gardianin” shqiptar, por e ardhmja e tij mund të jetë Premier League. West Ham dhe Watford e ndjekin prej kohësh, por jo vetëm.

Todofichajes raporton se 27-vjeçari pëlqehet shumë nga Newcastle. Milionat nuk mungojnë te “Qymyrxhinjtë”, të cilët kanë pretendime të mëdha për sezonin e ardhshëm.

Klubi anglez do të jetë shumë aktiv në merkaton e verës dhe Strakosha pritet të jetë një nga afrimet e para, aq më tepër pa shpenzuar asnjë cent për kartonin e tij.