75 Mall Live Search
17:04 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / Blerim

Strakosha, Immobil dhe Leiva nuk janë grumbulluar me Lazion për Ligën e Kampionëve


Me fillim nga ora 18:55, do të zhvillohet takimi ndërmjet Zenitit dhe Lazios, duel ky në kuadër të rundit të tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.


Sonte Lazio do të jetë pa tre futbollistët e tyre kryesor, pasi UEFA ia ka ndaluar atyre që t’i grumbullojë sot për Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline

Në testet e kryera javën e kaluar, UEFA zbuloi se të tre ishin të prekur nga koronavirusi, kurse Lazio në fundjavë i grumbulloi për ndeshjen e kampionatit.

Ka gjasa që Liga e Futbollit italian ta ndëshkojë skuadrën e Lazios për këtë veprim./IndeksOnline/