75 Mall Live Search
20:29 / E Martë, 06 Gusht 2024 / Gj. Sh

Strakosha pëson gol nga porta në portë (Video)

Aventura e Thomas Strakohës te AEK nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, me portierin e Kombëtares shqiptare që është bërë pjesë e disa gafave, gjë e cila ndodhi dhe në takimin kualifikues të Ligës së Konferencës, kundër armenëve të Noah.

Në minutën e 34’, portieri shqiptar nuk arriti të largonte një top siç duhet, i cili u përplas në këmbët e Pinson, i cili riktheu baraspeshën.

Po ashtu, në minutën e 67’, portieri kundërshtar Cancarevic goditi topin fortë nga porta e tij, që gjeti të papërgatitur Strakoshën, me topin që u ngrit sipër gardianit kuqezi dhe më pas përfundoi në rrjet.

Në fund takimi përfundoi me rezultatin 3-1, duke ia bërë të vështirë kualifikimin AEK-ut në ndeshjen e kthimit.