Strakosha pëson gol të jashtëzakonshëm në fund të ndeshjes, Lazio humb nga Genoa
Lazio është mposhtur nga Genoa me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 24-të të Serie A.
Skuadra nga kryeqyteti italian kaloi e para në epërsi me golin e Badelj në minutën e 44-të, shkruan Indeksonline.
Por Genoa u rikthye, duke barazuar fillimisht në minutën e 75-të me Sanabria dhe duke fituar ndeshjen në minutat e fundit me golin e Criscito.
Lazio është në pozitën e shtatë me 38 pikë ndërsa Genoa është në vendin e 13 me 28 pikë.
Në këtë ndeshje, Strakosha ishte nga minuta e parë derisa Berisha nuk ishte i grumbulluar. /IndeksOnline/